Këtë javë nuk do të ketë seancë plenare. Burime nga PS bëjnë të ditur se shkak është fushata elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se gjatë muajit qershor do të ketë vetëm dy seanca, në datën 13 dhe në datën 20. Është lajmëruar se seanca e datës 13 do të jetë shumë e rëndësishëm dhe për këtë arsye është kërkuar mos të ketë asnjë mungesë.

Po ashtu u është dhënë porosi deputetëve që komisionet që kanë detyra për të realizuar duhet t’i bëjnë brenda kësaj jave.

PS hapi fushatën në datën 1 qershor, ndërsa ditën e djeshme, Rama ishte në Lezhë ku prezantoi Pjerin Ndreun kandidat për kryebashkiak.

Ndërkohë, opozita mbrëmjen e djeshme zhvilloi protestën e 7 kombëtare. Kreu i PD, Lulzim Basha kërkon largimin e kryeministrit Rama për zgjedhje të lira, që sipas tij garantohen vetëm me një qeveri tranzitore.

Artikulli paraprakDHUNA, ARRESTOHEN 30 PROTESTUES TË OPOZITËS, MBI 30 TË TJERË SHOQËROHEN
Artikulli tjetërNUK NDALEN TËRMETET NË KORÇË, 5 LËKUNDJE NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT