Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për dhunën e gazetarëve në Leposaviç. Ai shkruan se dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin e orkestruar nga banditët e maskuar.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin fizik dhe dhunën brutale ndaj gazetarëve dhe operatorëve në Leposaviq nga banditë të maskuar!

Akte të tilla kriminale, totalisht të papranueshme, janë jo vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshme të shoqërive demokratike. Solidaritet me të gjithë gazetarët, kameramanët, ekipet mbështetëse dhe familjet e tyre!”- shkruan Meta.

Artikulli paraprakVENDIMET E QEVERISË, KRIFCA: MIRATUAM STRATEGJINË KOMBËTARE TË SIGURISË USHQIMORE, TËRËSISHT I PËRAFRUAR ME BE-NË
Artikulli tjetërEURO 2024/ NESËR NDESHJA ME MOLDAVINË, SYLVINHO: ARMANDO SADIKU SIMBOLI I EKIPIT, KEMI 7 FINALE!