Rastet e dhunës në familje të bëra publike një ditë më parë shokuan opinionin publik. Qytetarët shkodranë shprehen se personat që ushtrojnë dhunë në familje, që kryesisht janë meshkuj, duhet të marrin dënim më të madh sesa vetëm 2 vite burg.

Sipas qytetarëve, zbatimi I ligjit mbi personat e dhunshëm nuk funksionon në të gjitha rastet.

Gjatë ditëve të fundit janë bërë publike disa raste të dhunës në familje, kryesisht të bashkëshortëve që ushtrojnë dhunë ndaj grave të tyre duke faktuar edhe një herë tjetër se dhuna në familje vazhdon të mbetet një problem madhor në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakSHKODER, MERR FLAKË FURGONI, DYSHOHET DEFEKT TEKNIK
Artikulli tjetërFSHATI GRILË NËN PUSHTETIN E BALTËS DHE MBETJEVE