Gjatë deklaratës për shtyp kryeministri Edi Rama fajësoi ish-kryeministrin Berisha dhe Presidentin Ilir Meta si orkestrues të protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin pas vrasjes së Klodjan Rashës.

Ai thotë se Lulzim Basha nuk ka dorë në këtë akte, por heshtja e tij i legjitimon këto akte.

“Mua më vjen keq për Lulzim Bashën. Është një tjetër rast që ai është një lider pa pikë karakteri. Basha nuk ka asnjë lidhje me ato që ndodhin. Kjo nuk e pafajëson, por e bën dyfish fajtor. Duhet të dilte të thoshte se kjo nuk është rruga e duhur pasi duhet të shkojmë në votime.

Kjo që ndodh nuk është gjë tjetër akti degradimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Këto janë pas asaj. Këto kanë predikuar revolucione. Këtë e dinë dhe peshqit e Liqenit Artificiale. Secili nga ju e di këtë që po them unë tani. Këtë e di çdo shqiptar, i majtë apo i djathtë. Edhe fëmija kur të ndjejë se po i bëhet diçka jo e drejtë të shkojë dhe të vendosi zjarrin në shtëpi” – tha Rama.

Artikulli paraprakPRESIDENTJA NË DETYRË E KOSOVËS VJOSA OSMANI, PËR HERË TË PARË VIZITË ZYRTARE NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërSHKODËR, NIS RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “REXHEP DIZDARI”