Rruga “Rexhep Dizdari” në Lagjen Nr.1 të qytetit të Shkodrës, do të ndryshojë shumë shpejt pamjen e saj. Parashikuar në buxhetin e vitit 2020, ka disa ditë që ka nisur rikonstruksioni i saj.

Kryebashkiakja Voltana Ademi tha se kjo rruge, e ndodhur në një zonë pas pallateve, e ka patur të domosdoshme ndërhyrjen për rehabilitim.

Investimi me vlerë mbi 3 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, do të mundësojë ndërhyrje në infrastrukturën nëntokësore dhe mbitokësore, ku përfshihen kanalizimet KUB dhe KUZ, rrjeti i ujësjellësit, shtresat asfaltike, ndriçimin LED dhe sinjalistikën.

Artikulli paraprakDHUNA NË PROTESTA, RAMA: AKT I METËS DHE I BERISHËS, JO I BASHËS
Artikulli tjetërISH MYFTIU: ISMAIL MUÇEJ KRENARI PËR SHKODRËN