Dhunohet australiania, polici shqiptar e fton për jetë nate

Një shtetase nga Australia, është dhunuar nga i dashuri i saj shqiptar. Denoncuesja tregon historinë me të dashurin e saj shqiptar, dhunën e ushtruar nga ai dhe sorollatjet në dyert e policisë për ta denoncuar atë. Gruaja rrëfen se pasi u dashurua me banakierin shqiptar në vitin 2013, vendosi që të shkëputej përfundimisht nga Australia dhe të vendoset në Tiranë, për të filluar një jetë të re me të dashurin e saj. Ajo thotë se la gjithçka në Australi, shiti çdo gjë dhe u vendos në Shqipëri. Denoncuesja rrëfen se i dashuri i saj në fillim ishte një person i mrekullueshëm dhe sillej shumë mirë me të. Por kur u kthye për të jetuar në Shqipëri gruaja u përball me një sjellje krejt ndryshe të të dashurit të saj. Pasi vendosi ti japë fund lidhjes me të, ajo është përballur me dhunën e tij. Aq sa ai e rrihte edhe në gjumë. Pas këtyre akteve të dhunës, shtetësja nga Australia vendos ta denocojë në polici, por edhe aty u përball me një situatë të vështirë. Ashtu siç ishte e dhunuar, e mbuluar me gjak, ajo shkon në rajonin e policisë 2, ku aty ka qendruar 11 orë, ndërsa personi që e dhunoi në momentin e arrestimit ka qendruar vetëm 3 orë. Ajo nuk arriti të merrte dot urdhërin e mbrojtjes. Shtetesja austrialiane u detyrua që të bëjë për të dytën herë denoncimin në mënyre që të perfitojë urdhër mbrojtjes pasi për herë të parë askush në komisariat nuk e njoftoi që duhej të paraqitej në gjykatë për urdhrin e mbrojtjes.Denoncuesja rrëfen se gjatë kohës së qëndrimit në komisariat i është afruar një efektiv policie, i cili i ka dhënë numrin e telefonit për ta kontaktuar atë në rast të ndonjë shqetësimi. Por pas disa kohës polici i dërgon disa mesazh ku e fton shtetasen nga Australia për jetë nate. Pas peripecive në komisariatin e policisë nr 2 në kryeqytet dosja e shtetases austrialiane dorëzohet në prokurori. Në përfundim të hetimeve prokuroria e Tiranës mbi bazen e materialit kallëzues të referuar nga policia gjyqesore në komisariatin e policise nr 2 ka regjistruar procedim penal ndaj ish të dashurit të kësaj shtetase për vepren penale “dhunë në familje” të parashikuar nga neni 130/a paragrafi 1 i kodit te procedures penale . Për organin e akuzes ish i dashuri i denoncueses ka konsumuar këtë vepër penale dhe për të provuar këtë akuze para gjykates së rrethit gjyqesor Tirane janë dorëzuar në daten 31.07.2017 kërkesa e prokurorise dhe 11 dokumente përfshire edhe aktin mjeko ligjor që tregon se ndaj kësaj shtetase është ushtruar dhunë dhe ka pësuar dëmtime që sjellin humbjen e aftësisë se perkohshme ne pune deri ne 9 dite. Në përfundim të hetimeve nga prokuroria kjo e fundit dërgoi për gjykim procedimin penal ne ngarkim të ish të dashurit të shtetases austrialiane. Kjo çështje tashmë është në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.

Artikulli paraprakFMN:EKONOMIA SHQIPTARE PO FORCOHET, POR KUJDES TVSH-NË
Artikulli tjetërQËLLOHET NË PRITË ISH-SHEFI I SHIK-UT, SAPO U KTHYE NGA ITALIA