Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. S., 31 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka dhunuar fizikisht shtetasin A. D., 44 vjeç, banues në Lezhë, dhe është larguar me automjet, nga vendngjarja.

44-vjeçari po merr asistencë mjekësore në spitalin e Lezhës, ku është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle intensive për të kapur shtetasin G. S..

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

Artikulli paraprakISH-KAMPIONI I BOTËS ROY JONES JR FLET NGA SHKODRA
Artikulli tjetërKOMITETI I PËRBASHKËT I MBIKËQYRJES SHQIPËRI-BRITANI E MADHE, BALLA: JANË DEPORTUAR 2250 SHTETAS SHQIPTARË