Një 30 vjeçar është vënë në pranga, pasi ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj vjehrrit të tij si dhe mbante armë pa leje.

I arrestuari është me inicialet L.R, banues në Frashër, Patos.
Sipas policisë, ai pasi ka shkuar në banesën e vjehrrit në një fshat të Beratit, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.

Gjithashtu ai mbante edhe armë zjarri automatike pa leje në banesë, e cila i është sekuestruar.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ” Dhuna në familje”, parashikuar nga nenet 278 dhe 130/a të Kodit Penal.

Artikulli paraprakJULIAN MEÇAJ I SHPËTON ATENTATIT, MAKINA I BËHET SHOSH NGA PLUMBAT
Artikulli tjetërPËRGJIMET, ARTA MARKU: JANË TRANSKRIPTUAR POTHUAJSE TË GJITHA CD-TË