Dhunonin kalimtarët, u merrnin sende me vlerë, 4 të arrestuar

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës si dhe një vajzë është shpallur në kërkim. Ky grup ishte kthyer në tmerrin e qytetarëve në zonën e Unazës së Re dhe në Vorë. Kjo për faktin se të arrestuarit dhunonin kalimtarët dhe më pas u merrnin telefonin dhe sendet me vlerë. Policia ka vënë në pranga Fatjon Bushgjokaj 26-vjeç, Ndue Bushgjokaj 24 vjeç, Elton Lekën 19 vjeç, 17 vjeçarin A.B si dhe është shpallur në kërkim një vajzë me inicialet R.L. Por cila ishte skema që përdorte ky grup? Fillimishte ishte vajza me inicialet R.L e cila ndalonte qytetarët në rrugë duke u kërkuar celularin për të bërë një telefonatë. Më pas Fatjon Bushgjokaj, Ndue Bushgjokaj, Elton Leka, dhe 17-vjeçari A.B. ushtronin dhunë ndaj qytetarëve i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare dhe largoheshin me një automjet të tipit “Fiat”, të marrë me qira. Ky grup kishte kryer 7 vjedhje të dokumentuara tashmë nga Policia, kryesosht mes zonës së Unazës së Re, Vorës dhe në Kamëz. Pre e këtij grupi nuk ishin femrat, por kryesisht burrat. Nga 7 vjedhje që kishin kryer, 6 prej personave që janë grabitur dhe janë dhunuar kanë qënë meshkuj. Sipas Policisë kjo skemë përdorej pasi burrat ishin të gatshëm për t’ja dhënë telefonin vajzës me inicialet R.L. Në momentin e arrestimit të rinjëve u janë gjetur 7 telefona të markave të ndryshme, një varëse floriti, si dhe katër kuleta. Disa prej telefonave dhe sendeve me vlerë të arrestuarit i kishin groposur në një shtëpi të braktisur në Kamëz. Pjesëtarët e tjerë të grupit, i godisnin me sende të forta, grushte shkelma duke u marre çantat, telefonat, paratë, apo sendet me vlerë. Sendet e vjedhura, shiteshin më pas nga vëllai i Fatjon Bushgjokës, Ndue Bushgjoka, bashkë me Elton Lekën. Më pas, autorët largoheshin me një automjet të tipit “Fiat”, të marrë me qira. Policia ka sekuestruar disa prej objekteve të grabitura ndërsa disa prej telefonave, u gjetën nga policia të groposura në shtëpinë e Familjes Bushgjoka në Kamëz. Është sekuestruar edhe makina tip “Fiat”. Grabitjet Pas një pune hetimore dhe një sërë veprimesh proceduriale për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të mëposhtme: • Më datë 23.03.2017, në Kodër Mëzes, kanë vjedhur shtetasen R. M., të cilës i kanë marrë një telefon të markës “Alfa 5” • Më datë 23.03.2017, në rrugën “Kasem Shima”, kanë vjedhur shtetasin E. A., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Samsung S3” dhe një xhp lëkure •Më datë 28.03.2017, në “Fushë Mëzes”, kanë vjedhur shtetasin I. T., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6 S plus” • Më datë 29.03.2017, tek rrethrrotullimi “Vorës”, kanë vjedhur shtetasin Xh. L., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 4S” dhe 4 mijë Lekë të reja • Më datë 31.03.2017, kanë vjedhur shtetasin O. H., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Doogee” dhe 12 mijë Lekë të reja • Më datë 01.04.2017, në rrugën dytësore të autostradës Durrës–Tiranë, kanë vjedhur shtetasin R. Ç., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 6 S plus” • Më datë 01.04.2017, në rrugën “Sokrat Mio”, kanë vjedhur shtetasin S. M., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6”, një varse, një orë dore, 15 mijë Lekë të reja

Artikulli paraprakGRUAJA QËLLOHET ME SNAJPER TEKSA MERRTE NJË SHISHE UJË
Artikulli tjetërTENTOI TË HIDHTE NË ERË STACIONIN E TRENIT, DËNOHET PËRJETË