Gruaja qëllohet me snajper teksa merrte një shishe ujë

Një grua në Irak u qëllua për vdekje me snajper nga ISIS, pasi po merrte një shishe ujë pranë një makine qeveritare. Fotografitë shokuese tregojnë viktimën në momentin kur qëllohet për vdekje menjëherë pasi mori një shishe me ujë në pjesën e prapme të një kamioni. Imazhet janë publikuar në Twitter nga ushtria irakiane, ndërsa nuk dihet se kur janë marrë ato. Ushtria irakiane ka pohuar se veprimi i grupit terrorist është ndërmarrë në përpjekje për të mbrojtur kalanë e Mosulit nga avancimi i mëtejshëm i ushtrisë irakiane. Anëtarët e njësisë famëkeqe al-Khansaa thuhet se kanë qenë të vendosur në ndërtesa të larta në dhe rreth qytetit të shkatërruar nga lufta. ISIS ka përdorur taktika gjithnjë e më të dëshpëruara në përpjekje për të mbrojtur Mosulin, streha e saj e fundit e madhe në Irak.

Artikulli paraprakGODITET LINJA E DROGËS SHQIPËRI-GREQI, KAPEN 210 KG KANABIS
Artikulli tjetërDHUNONIN KALIMTARËT, U MERRNIN SENDE ME VLERË, 4 TË ARRESTUAR