Një 30-vjeçar në Pogradec gjeti vdekjen mbrëmjen e së hënës teksa banesa e tij u dogj nga zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Bishnicë (Mokër), ndërsa viktima është shtetasi me iniciale I.E, i cili u gjet i pajetë në një nga dhomat e banesës. Nga flakët në banesë mësohet se ka marrë dëmtime trupore edhe nëna e viktimës, shtetasja B.E, e cila u dërgua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Pogradecit. Policia dhe zjarrëfikësja mbërritën menjëherë në vendngjarje por pa mundur të shpëtojnë asgjë nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 26.12.2016
Artikulli tjetërGJENDEN PJESË TË AVIONIT RUS TË RRËZUAR NË DETIN E ZI