Zjarret që kanë përfshirë dy qytete në Kolorado të SHBA-së, kanë sjellë viktima dhe një bilanc të pallogaritshëm dëmesh. Tre persona janë zhdukur dhe dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të flakëve.

Viktimat sipas sherifit të qarkut, jetonin të gjithë në banesat që u përpinë nga zjarri, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Ndërtesat ku ata ndodheshin u shkatërruan plotësisht nga flakët, ndërsa më pas u mbuluan nga bora që ra pas këtij zjarri. Autoritetet bëjnë me dije se kanë evakuuar mijëra banorë të zonave të prekura ndërkohë që më shumë së 1 mijë shtëpi janë shkatërruar dhe përfshirë nga flakët.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare, duke përcaktuar edhe fondet federale për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset e prekura. Ky zjarr konsiderohet më shkatërrimtari në historinë e Kolorados. Ndërsa ekspertët janë duke hetuar shkaqet që shkaktuan flakët. Zjarri fillimisht nisi më 30 Dhjetor në periferi në veri të zonës metropolitane të Denverit.

Artikulli paraprakDON XHONI I BËN DHURATËN E VEÇANTË DHE SUPER LUKSOZE MOTRËS PËR FUNDVIT
Artikulli tjetër“I MJERI UNË PËR TY O VËLLAU JEM”/ DOM GJERGJ META PREK ME SHKRIMIN PËR ALPINISTIN NDOC MULAJ!