Shfrytëzimim i fëmijëve për të lypur lëmoshë, është një problematikë që shoqëron ende qytetin e Shkodrës. Pavarësisht iniciativave nga qeveria dhe pushteti lokal për nxjerrjen e fëmijëve nga situata e rrugës, ky fenomen mbetet akoma shqetësues.

Çdo ditë shumë fëmijë i drejtohen rrugës për të siguruar të ardhura në familje. Ky fakt ka rënë në sy tek shumë qytetarë të cilët shprehen të indinjuar nga mungesa e forcës së ligjit.

Shfrytezimi i fëmijëve minoren për qëllime përfituese qoftë nga prindërit apo kujdestarët është një akt që duhet dënuar me ligj, shprehen ato. Ndërkohë që bëjnë thirrje që shteti të merret me të drejtat e të miturve.

Në vitin 2001 u krijua një koalicion ndërkombëtar me qëllim që të tërhiqte vëmendjen dhe të vendoste një ditë botërore me ngjarje dhe aktivitete, në mënyrë që qeveritë dhe shoqëritë të mobilizohen dhe edukohen të ndërmarrin veprime konkrete për parandalimin e abuzimit me fëmijët.

Shumë organizat botërore, të cilat punojnë në fushën e shëndetësisë, psikologjisë, të drejtave të njeriut etj., i janë bashkuar kësaj nisme duke përforcuar përpjekjet e tyre në parandalimin e abuzimit me fëmijët.

 

Artikulli paraprakLIGA E KOMBEVE, TURQIA: ARBITRI I PREMTOI SUEDISË PENALLTI
Artikulli tjetërTONIGHT – 19.11.2018