Me Ukrainën tani në gjendje alarmi ajror, forcat ruse po godasin pa mëshirë Kievin, Mariupolin dhe Odesën ndërsa hyjmë në ditën e 21-të të luftës.

Në kryeqytet, ku është vendosur një shtetrrethimi prej 36 orësh, mëngjesin e së mërkurës u dëgjuan shpërthime. Duket se forcat ruse janë më afër qendrës së kryeqytetit.

Autoritetet e Kievit njoftojnë se një ndërtesë banimi 12-katëshe në lagjen Shevchenko u godit nga bombardimet ruse rreth orës 6 të mëngjesit.

Edhe një ndërtesë nëntëkatëshe u dëmtua po ashtu.

Nga këto shpërthime janë lënduar dy persona dhe 35 të tjerë janë evakuar nga ndërtesa.

Zjarri u shua në mëngjes dhe ekipet e shpëtimit tani po kërkojnë për të mbijetuar.

Banorët në të gjithë qytetin mbeten të izoluar në bunkerë, në strehimore nën tokë dhe në shtëpitë e tyre, pas shtetrrethimit të nisur që dy ditë.

Shpërthime janë dëgjuar edhe në Odesa dhe Zaporizhia. Nuk ka ende detaje nëse ka viktima në këto zona.

Artikulli paraprakRRITEN KËRKESAT PËR AZIL, 11 MIJË SHQIPTARË APLIKUAN PËR NË VENDET E BE-SË NË 2021, REKORD NË EUROPË
Artikulli tjetërCOVID-19, HOLANDA DO TË HEQË KUFIZIMET E MBETURA JAVËN E ARDHSHME