Shkodra ka nisur festimet 4-ditore të karnavaleve tradicionale. Dita e enjte ka mirëpritur festimet e para në sheshin para bashkisë, ku përmes një koktejli është mbajtur dita e bijave, një organizim tradicional në qytetin e Shkodrës.

Festimet e karnavaleve në Shkodër janë shtrirë në 4 ditë, ndërsa djegia e dordolecit do të bëhet të dielën mes festimeve të shumta dhe konkurseve ndërmjet shkollave. Festa e karnavaleve është konceptuar nga organizatorët në formën e një eventi kulturor që për katër ditë të mbajë qytetin në atmosferë feste. Të dielën më 26 shkurt do të bëhet djegia e dordolecit që simbolizon djegien e fenomeneve negative të shoqerisë. 

Artikulli paraprakFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA FITON KUPËN NDAJ APOLONISË
Artikulli tjetërTREGJET, AKU PARALAJMËRON BASHKINË SHKODËR