Dita e buzeqeshjes, nje aktivitet i kthyer ne tradite per Lezhen, shenoi vitin e 10-te me moton e saj per te shperndare buzeqeshje anekend qytetit. Shporta te mbushura me pergamena, thenie qe synojne te nxisin miresine, dashurine dhe gezimin tek secili e te pergatitura nga vete nxenesit e shkolles Beselidhja, mbushen rruget e qytetit duke ju kerkuar qytetareve qe te dhurojne sa me shume buzeqeshje.

Mesazhet e kesaj dite, qe perkon edhe me diten boterore te librit, kerkonin qe gjithcka te nise nga nje buzeqeshje e te mbushe jeten e secilit.

Keto mesazhe shkuan ne cdo institucion, lulishte e kafene e qytetit, duke e kthyer Lezhen, te pakten per nje dite, ne qytetin e buzeqeshjes.

Artikulli paraprakTONIGHT – 02.04.2024
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË FOKUSIN E “STAR SPORT”