Me rastin e ditës botërore të familjes, Projekti “Shpresa” ka zhvilluar një aktivitet me temë “Kujdesi në shtëpi familje: një burim drite dhe energjie për jetesën”. Drejtuesi I shoqatës Luigj Mila tregon se përkujdesja ndaj personave më aftësi ndryshe është I vështirë nëse nuk bashkëpunojnë të gjithë aktorët.

Ndërkohë, psikologia Suela Ndoja tha se numri I personave me aftësi ndryshe në këtë institucion është rritur vitet e fundit, ndërsa kërkon që të krijohen politika për menaxhimin më të mirë të këtij fenomeni.

Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues të institucioneve të ndryshme në Shkodër, ndërsa të rintjë e shoqatës interpretuan dhe dhanë mesazhe për forcimin e shtëpisë familje.

Artikulli paraprakPO NDËRTONTE DYQAN PA LEJE, ARRESTOHET 58 VJEÇARI
Artikulli tjetërDYERT E HAPURA NË SHKOLLËN PROFESIONALE TË BUSHATIT