Shkolla e mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat ka organizuar këtë të Marte aktivitetin “Dita e Hapur” i kthyer në traditë tashmë për këtë shkollë.

Kjo shkollë ka hapur dyert për nxënësit e shkollave 9-vjecare të Shkodrës dhe Lezhës ku synimi është nxitja e arsimit profesional.

Drejtori i kësaj shkolle Ruzhdi Kapedani tha se kjo shkollë ofron bursa mujore falas me një shumë prej 65 mijë lekësh të vjetra

Kapedani tregon gjithashtu se librat janë falas për të gjithë nxënësit që familjet e tyre trajtohen me ndihmë ekonomike.

Ne kete dite synohej promovimi I kesaj shkolle me qellim perthithjen e sa me shume nxenesve te klasave te nenta drejt arsimit profesional.

Aktualisht ne shkollen profesionale “Ndre Mjeda” marrin dije mbi 200 nxenes ne 4 drejtimet : veterinari, teknologji ushqimore, bujqesi dhe ekonomi bujqesore, dege keto per te cilat tregu i sotem ka nevoje per teknike dhe specialiste.

 

Artikulli paraprakZYRTARIZOHET MIQËSORJA SHQIPËRI-KOSOVË, LUHET MË 29 MAJ
Artikulli tjetërVIZA FALSE PËR NË SHBA, 41 TË ARRESTUAR NË SHQIPËRI DHE GREQI, MES TYRE DY POLICË/ EMRAT