Pas shumë spekulimeve, është vendosur zyrtarisht që miqësorja në futboll mes Shqipërisë dhe Kosovës të luhet më 29 maj në Zyrih.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës.

Ditë më parë u tha se Shqipëria nuk kishte arritur të marrë pëlqim nga Zvicra, por tani gjithçka është zyrtare dhe miqësorja do të zhvillohet në Zyrih, ashtu siç kishte njoftuar edhe FIFA.

Artikulli paraprak“TË SHPËTOJMË ZEMRËN BLU TË EUROPËS”
Artikulli tjetër“DITA E HAPUR” NË SHKOLLËN “NDRE MJEDA” TË BUSHATIT