Shkodra nuk njihet vetem per biçikletat, por edhe lulet jane simbol identifikimi per te. Qyteti verior qe i ka kushtuar plot 150 tekste këngësh luleve, te cilat i gjen thuajse ne çdo shtëpi shkodrane, e ka kthyer ne tradite festen e luleve me 6 maj, ose te njohur ndryshe si dita e ripërtëritjes.

Vazot me lule, por jo vetëm, edhe pikturat te fokusuara tek natyra, kane mbushur sheshet kryesore te Shkodrës. Edhe këtë 6 maj ka patur aktivitete të shumta të cilat mbushën me hare pothuajse të gjithë zonat kryesore të qytetit të Shkodrës.

Dita e luleve festohet qe nga viti 2006 ne Shkodër, ku ne kete vit shenon edhe 11 vjetorin e saj ndërkohë qe banoret e kësaj zone ne shekuj e kane ruajtur traditën e kultivimit dhe përkujdesjes per to.

 

Artikulli paraprakDYQANI MË I PAZAKONTË, 100 METRA MBI TOKË
Artikulli tjetërGJUETIA E PALIGJSHME E PESHKUT