Problematikat me gjuetinë e paligjshme të peshkut në Liqenin e Shkodrës kanë vijuar edhe në vitet e fundit, por siç duket njëherë e mirë është zhdukur gjuajtja me lëndë plasëse, e cila prej vitesh nuk është aplikuar.

Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë përsa i përket gjuajtjes përmes energjisë elektrike, e cila ka patur jo pak raste, të cilat janë kapur edhe nga instancat përgjegjëse.

Sipas menaxherit të Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, Arian Çinari, janë hasur katër raste, të cilat janë dorëzuar në Prokurorinë Shkodër për të vijuar edhe ndjekjen penale të tyre. Sipas Çinarit, synimi kryesor për gjuetinë e paligjshme është padyshim dhënia fund njëherë e mirë e kësja problematike.

Në Liqenin e Shkodrës gjenden specie të shumta të peshkut të cilat janë rrezikuar me kalimin e viteve për shkak të gjuetisë së paligjshme dhe faktorëve të tjerë mjedisor që kanë ndikuar ndjeshëm në gjithë performancën e llojeve të ndryshme të peshkut.

 

Artikulli paraprakDITA E LULEVE, FESTË NË SHKODËR
Artikulli tjetërTUKA:BIZNESI I VOGËL PO PËRGATITET PËR GREVA