Kjo e hënë përkon me ditën e luleve, një festë tradicionale e cila prej vitesh festohet në Shkodër. Bashkia Shkodër në kuadër të kësaj dite organizoi disa aktivitete, ku kryesori iu dedikua fëmijëve. Në sheshin para bashkisë, fëmijët përformuan këngë të ndryshme, ndërsa treguan veshjet e veçanta të stiluara dhe punuara me kujdes nga vetë gjimnazistët si dhe ekspozita me piktura lulesh të realizuara.

Ndërkohë aktivitetet në kuadër të Festës së Luleve do të vijojnë gjatë gjithë ditës ku do të ketë edhe paradat e të rinjve me veshje me lule dhe më pas në mbrëmje do të ketë një festë për të rinjtë pjesëmarrës në sheshin para bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakPAKETA “ALL INCLUSIVE” EDHE NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërVLLAZNIA EKIPI KAMPION NË KAMPIONATIN E FEMRAVE U-17