Sezoni veror pritet të rrisë ndjeshem numrin e turisteve në Shëngjin, ndërsa strukturat akomoduese po përgatiten për të ofruar shërbime cilësore dhe me standarte.Për herë të parë po aplikohen edhe paketat turistike “all inclusive”, të cilat përfshijnë fjetjen ushqimin dhe çdo shërbim tjeter.Çmimet e tyre nisin nga 80 euro përsoni dhe konsiderohen mjaft konkuruese, duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit apo Evropes.
Këto janë mjaft të kërkuar kryesisht nga shqiptaret e Kosovës, por edhe nga turistet e huaj.
Numri i pushuesve dhe turisteve në bregdetin e Shëngjinit ka ardhur gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit, ndaj dhe biznesi vendos ka rritur gamen e shërbimeve për të ofruar kushte dhe shërbime sa më cilësore për frekuentuesit e kësaj zone turistike.