Kreu i shtetit Ilir Meta sot pasdite do të zhvillojë protestën kundër qeverisë, ndërsa ka ardhur reagimi i parë nga shumica. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se kjo është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta që ftoi sot shqiptarët të bashkohen në protestën e pasdites, teksa kujtoi 1444 dukë bërë thirrje për një ‘Besëlidhje të re me Pranverën Kuqezi’. Por Spiropali thotë se kjo është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi.

BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Ështe rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane” shkruan ministrja.

Artikulli paraprakPOLICIA I JEP LEJE PRESIDENTIT VETËM 2 ORË LEJE PËR PROTESTËN, 1 MIJË EFEKTIVË NË GATISHMËRI
Artikulli tjetërKUJTOHET 576 VJETORI I BESËLIDHJES SË LEZHËS, LLESHAJ: S`KEMI NEVOJË PËR NJË TË DYTË