Këtë të hënë të 2 marsit është përkujtuar 576 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës. Të pranishëm në përkujtimin e kësaj date të historike ishin zyrtarë të qeverisë dhe zyrtarë lokal në qytetin e Lezhës.

Fillimisht janë kryer homazhe dhe vendosur kurora me lule pranë obeliskut kushtuar besëlidhjes, ndërsa më pas janë mbajtur fajlët e rastit nga të pranishmit.

Ministi i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë fjalës së tij ka “thumbuar” tubimin e Presidentit Ilir Meta, që do të mbahet pasdite, duke u shprehur se “nuk kemi nevojë për besëlidhje të re”.

“S`kemi nevojë për besëlidhje të re. Duhet të ruajmë besëlidhjen e vjetër të pakorrigjueshme dhe jo sa herë të kemi hall të krijojmë besëlidhje”, ka thënë ndër të tjera Lleshaj.

Besëlidhja e Lezhës është një nga momentet më të rëndësishme historike të periudhës së Skënderbeut. Prijësi i ushtrisë shqiptare kundër pushtuesve osman, në 2 mars 1444 bëri bashkë gjithë Princërit shqiptarë në Lezhë me qëllim mbrojtjen nga pushtuesit osman.

Artikulli paraprakDITA E PROTESTËS SË PRESIDENTIT, VJEN REAGIMI I PARË NGA QEVERIA: BESËLIKJA, FRIKË NGA REFORMA NË DREJTËSI
Artikulli tjetërINFO PLUS – 02.03.2020