Në ditën ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve në qëndrën komuniater për familjen numër 4 në qytetin e Shkodrës , organizuan një takim me fëmijët në situatë rruge me synim informimin e veprimtarive të cilat zhvillohen çdo ditë në shërbim të tyre .

Sipas specialistes së njësisë së mbrojtjes së fëmijëve pranë Bashkisë Shkodër, Rudina Kruja, dita ndërkombëtare e fëmijëve ka si qëllim mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve, sidomos kundër dhunës dhe shfytëzimit.

Ndër të tjera ajo theksoi faktin se bashkia Shkodër prej tre vitesh po zbaton planin lokal për fëmijët në situatë rruge i cili ka qënë tepër efikas ku një vlerësim është edhe për skuadrat e terrenit të cilat bëjnë evidentimin ,

monitorimin dhe shoqërimin e këtyre fëmijëve npër qëndrat komunitare të bashkisë shkodër ku marrin shërbime edukative mësimore dhe mbështetje psikologjike.

Sipas Krujes edhe institucionet e tjera përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve sic janë Drejtoria e Policisë, ajo arsimore dhe Drejtoria e Shëndetit Publik duhet të jënë më aktive dhe më bashkëpunuese me bashkinë e Shkodrës.

Dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1954, dhe synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve kudo, të parandalojë çdo formë dhune apo abuzimi ndaj tyre.

Me gjithë progresin e zhvilluar në vitet e fundit, dhuna ndaj fëmijëve dhe të drejtat e tyre në përgjithësi akoma vazhdojnë të jenë një sfidë.

 

Artikulli paraprakVITI I SKENDERBEUT, VATIKANI MBLEDH SHQIPTARËT
Artikulli tjetërLEZHË, MASIVI SHKËMBOR RREZIKON BANESËN