Me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik organizuan një takim me fëmijë të qytetit të Shkodrës me synim informimin e veprimtarive të cilat zhvillohen çdo ditë në shërbim të fëmijëve.

Sipas specialists së njësisë së mbrojtjes së fëmijëve pranë Bashkisë Shkodër, Rudina Kruja, dita ndërkombëtare e fëmijëve ka si qëllim mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve, sidomos kundër dhunës. Ndërkohë, e pranishme në këtë takim ishte edhe Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, e cila në fjalën e saj vlerësoi punën e bërë nga qendrat komunitare në Shkodër për fëmijët dhe kontributin për largimin nga rruga, por theksoi që akoma duhet punë.

Dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1954, dhe synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve kudo, të parandalojë çdo formë dhune apo abuzimi ndaj tyre. Me gjithë progresin e zhvilluar në vitet e fundit, dhuna ndaj fëmijëve dhe të drejtat e tyre në përgjithësi akoma vazhdojnë të jenë një sfidë.

Artikulli paraprakPUKË, THYHET MORATORIUMI I GJUETISË
Artikulli tjetërFESTAT E NËNTORIT, SHKODRA KUQ E ZI