Në ditën ndërkombëtare të tokës Korporata Elektronergjetike Shqiptare organizoi një aktivitet për pastrimin e disa zonave të ndryshme në Shkodër bashkë me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe disa prej shkollave.

Fillimisht pastrimi ka nisur tek Ura e Mesit duke qenë se është monument kulture. Janë zgjedhur të pastrohen monumente apo mjedise afër tyre për rëndësinë që kanë. Shkodra vazhdon që të ketë probleme me ndotjen në shumë pjesë të saj ndaj edhe merren të tilla nisma sensibilizuese duke shfrytëzuar ditën ndërkombëtare të tokës por edhe fundjavën.

Artikulli paraprak“ZOJA E SHKODRËS, DRITA E SHQYPNIS”
Artikulli tjetërTHETH, DEDË TONAJ HEDH POSHTË AKUZAT E PROKURORISË