Ish-kryetari i komunës Shalë Dedë Tonaj ka hedhur poshtë akuzat në drejtim të tij nga prokuroria e Shkodrës për falsifikim dokumentash dhe tjetërsim prone për një sipërfaqe prej 41.500 m2 në fshatin turistik të Thethit në vitin 2008.

Tonaj shprehet se janë vetë banorët e Thethit që kanë bërë një deklarim për pronën e tyre. Aktet e marrjës të tokës në pronësi që ka lëshuar komuna Shalë në vitin 2008 nuk kanë marrë fuqi ligjore shprehet Tonaj ndërsa thotë se nuk mban përgjegjësi për çfarë ka ndodhur më pas. Ish-kryekomunari shprehet se fëmijët e tij nuk asnjë pronë në Theth siç pretendon prokuroria.

Dedë Tonaj, ish-kryetar i komunës Shalë në dy mandate nën siglën e PD, 2003-2007 dhe 2007-2011 akuzohet nga prokuroria e Shkodrës bashkë me ish-inspektorin e taksave të Shalës Tom Shyti dhe kryeplakun Gjovalin Lokthi për “shpërdorim detyre” sepse sipas organit të akuzës kanë falsifikuar dokumente duke tjetërsuar 41.500 m2 tokë dhe sipas organit të akuzës janë 67 raste të tilla, pretendime që Tonaj i hodhi poshtë.

Artikulli paraprakDITA E TOKËS, SENSIBILIZIM PËR PASTRIMIN
Artikulli tjetërRESTAURIMI I IKONËS SË “ZOJËS SË SHKODRËS”