NUK ËSHTË TRADITË E JONA, POR ELBASANIT DHE TIRANËS. Që në kohët antike, 14 Marsi, festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit, veçanërisht në Tiranë. Por në Shkodër duket se kjo ditë nuk ka ndonjë domethënie të vecantë sepse e konsiderojnë si një festë që nuk është traditë e qytetit tonë.

Të pyetur se çfarë është Dita e verës për ta , janë përgjigjur kështu. Edhe pse Dita e verës nuk konsiderohej si një ditë që festohej tek ne , në rrugët e qytetit shiheshin shumë njerëz të organizuar duke shijuar kohën e mirë , por edhe duke shfrytëzuar hapësirat e gjelbëria për ndonjë pushim ose piknik , mbase kjo është një iniciativë e tyre për të kaluar sa më këndshëm këtë ditë fundjave.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/b3Y8HLQ9f9E?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakUDHA E KRYQIT NË MALIN E TARABOSHIT
Artikulli tjetërDITA E VERËS, FESTIMET NË QYTETET E VENDIT