Personazhet e “Big Brother VIP” tashmë janë pjesë e çdo bisede të shqiptarëve. Prej disa ditësh, vëmendjen më të madhe e ka marr trekëndëshi, Bora-Donald-Beatriks. Nuk kishte se si kjo situatë t’i shpëtonte edhe aktorit të humorit, Olsi Bylyku, i cili ka dedikuar menjëherë një këngë.

Ndër të tjera në këngë ai thotë: “Gati shpirti sa s’na plasi, Beatriksi prek Donaldin, edhe Bora kur i pa tha: ‘Phyy të dhjefsha surratin’. Por prap nuk e vrau mendjen hiç, nuk i luajti zari, biles varësen që i dha e shiti te dollari”.

Krahas videos së publikuar në Instagram, ai ka shkruar: “Shpresojme te vijne dite sa me te mira per Shqiptaret dhe te gjitha keto halle te mbarojne…”, duke shkaktuar kështu shumë të qeshura, të cilat janë reflektuar në komente.

 

Artikulli paraprakRRITET NË TURQI LIMONI ME PESHË PREJ 2.4 KILOGRAMË
Artikulli tjetërMARRËDHËNIET KOSOVË-SERBI/ KURTI: JAVËN E DYTË TË DHJETORIT MUND TË KEMI NJË TAKIM NË BRUKSEL ME VUÇIÇ