Moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas mesdite kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Veri-Verilindore dhe ekstremin Juglindor por nuk priten reshje. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Artikulli paraprakU TËRHOQËN MË 8 SHKURT, SOCIALISTËT ÇOJNË SOT NË KUVEND LIGJIN PËR BASTET
Artikulli tjetër“JEHONA”, ARRESTOHET NË TURQI 31-VJEÇARI