Sot në Kuvend rikthehet për votim Projektligj ‘Për lojërat e fatit’, draft i tërhequr nga vetë socialistët në seancën e 8 shkurtit. Mazhoranca e tërhoqi pa shpjegime ligjin për rikthimin e basteve dhe nuk përcaktoi një datë të re për votim

Në seancën e sotme është parashikuar edhe një interpelancë me kryeministrin Edi Rama e kërkuar nga disa deputetë të PD për çështjen Ahmetaj dhe akuzat për incerenatorët.

Rend që pritet të mos realizohet nisur nga takimet e kreu të ekzekutivit në kuadër të vizitës së Sekretarit Antony Blinken në Tiranë. Për votim shkojnë edhe p/ligj për festat zyrtare, organika e INSTAT, si dhe miratimi i strukturës dhe pagat për punonjësit e KQZ.

Opozita shkaktoi kaos me vezë dhe miell jashtë dhe brenda dyerve të sallës në 8 shkurt. Për pasojë Edi Paloka u përjashtua me 40 ditë për djegien e librit të rregullores dhe 20 ditë Petrit Dodën që u përplas me Gardën.

Artikulli paraprakANTONY BLINKEN SOT NË TIRANË, ZBARDHET AXHENDA E PLOTË
Artikulli tjetërDITË RELATIVISHT E NGROHTË, JA PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT