Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në urimin për SHBA-në për festën e 243-vjetorit shkruan se Shqipëria është me fat që ka një aleat të tillë. ‘Zoti e bekoftë Amerikën! Aleatin tonë që në ditët e para të krijimit të shtetit shqiptar! Vendi që na është gjendur në momentet më të vështira e vendimtare të kombit tonë.

Jemi me fat që ende sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e mbështesin Shqipërinë e shqiptarët jo vetëm për të ndërtuar një shtet modern e me mirëqenie, por edhe një shtet e një shoqëri të bazuar tek sundimi i ligjit dhe drejtësia!’ shkruan Xhaçka.

 

Artikulli paraprak‘E DREJTA E NJERËZVE, TA RRËZOJNË QEVERINË’/ BASHA URON SHBA-NË ME FOTO NGA PROTESTAT E PD-SË
Artikulli tjetërNISMA PËR SHKARKIMIN E PRESIDENTIT, MURRIZI: KEMI VETËM NJË KUSHT