Dixhitaliozhen muzetë shqiptarë binjakëzime në Caserta të Italisë

Për të thelluar punën në projektin mbi dixhitalizimin e muzeve të Shqipërisë, tre drejtorë Melsi Labi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, Luan Përzhita, drejtori i Institutit Kombëtar të Arkeologjisë në Tiranë dhe Gjergji Mano, drejtori i parkut arkeologjik të Butrintit, kanë bërë një vizitë pune në Caserta të Italisë. Gazeta “Il Mattino Caserta” botim mediatik i këtij qyteti, nën titullin “Marino takohet me drejtorët e muzeve shqiptarë: binjakëzim Caserta-Tiranë”, ka shkruar rreth takimit që ka bërë kryetari i Bashkisë, Carlo Marino me tre drejtorë të muzeve shqiptarë. Në tekstin e mëposhtëm, i cili është shoqëruar edhe me foto thuhet: “Kryetari i bashkisë së Casertas në Itali, Carlo Marino ka takuar drejtorët e tre muzeve më të rëndësishëm në Shqipëri. Mëngjesin e së mërkurës kryebashkiaku ka patur një bashkëbisedim me krerët e qendrave kryesore muzeale në vendin e shqiponjave. Ai takoi z.Melsi Labi, drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, z.Luan Përzhita, drejtorin e Institutit Kombëtar të Arkeologjisë në Tiranë dhe z. Gjergji Mano, drejtorin e sajtit arkeologjik të Butrintit, trashëgimi e UNESCO si dhe në faqen kryesore arkeologjike të Ballkanit. Takimi u organizua nga këshilltarja për kulturën Daniela Borrelli. Tre drejtorët ndodhen prej së martës në Caserta, ndërsa janë duke realizuar bashkërisht “012 Factory”, të projekteve në Shqipëri mbi informatizimin (digjitalizimin) e muzeve në Tiranë. Për sa i takon Butrintit, është duke u punuar për një program në bashkëpunim me fakultetin e Dizajn Industrial të Universitetit “Federico II” në Napoli, për zgjerimin e fakteve. “Ishte një vizitë tejet interesante, – ka shpjeguar kryebashkiaku Marino – e cila na bëri të ndihemi të thellojmë njohuritë përkatëse të realitetit artistik dhe kulturor. Jam i sigurt që, duke nisur nga ky takim, mund të konsolidojmë një marrëdhënie bashkëpunimi bazuar në shkëmbimin e “knoë-hoë” (të dish se si) të teknologjive, për ta aplikuar në rrjetet muzeale dhe ato kulturore, dhe në fund, të vlerësojmë dhe promovojmë në mënyrë gjithnjë e më efikase”. Ndërsa Enrico Vellante, që është dhe një prej projektuesve të shoqatës “012 Factory”, në një status publikuar prej tij shkruan: “Sot është një ditë e jashtëzakonshme për mua dhe të gjithë skuadrën e “012 Factory”, hap shtypin “Il Mattino” në një bar ndërsa merrja kafenë e mëngjesit. Gjej dy artikuj që flisnin për ne dhe projektet tona, Hackaton dhe Digjitalizimi i Muzeumeve më të mëdha të Shqipërisë. Pastaj, menjëherë, me shpejtësi shkoj drejt “Reggia di Caserta” për konferencën e shtypit me Mauro Felicori, në prezantimin e “App Gamification” që kemi realizuar për “Terrae Motus” me Qendrën Tregtare Campania. Ndërsa merrja telefonata të vazhdueshme të miratimit dhe kërkesave për takime për projektin tonë për Emiciclo della Conoscenza”.

Artikulli paraprakSUPER AKSION NGA JUGU NE VERI,ZBULOHEN QINDRA KG DROGE SI DHE ARME
Artikulli tjetërKARDINAL ERNEST TROSHANI:NE MINIEREN E SPAÇIT NXIRREJ AR