Kardinal Ernest Troshani: Në minierën e Spaçit nxirrej ar. Bakri që nxirrej ne minierën e Spaçit kishte në përmbajtje dhe ar.

Një fakt i tillë është zbuluar nga Kardinal Ernest Troshani, i cili 12 vite të jetës së tij ka punuar në këtë minierë, me statusin e të burgosurit në burgun famëkeq të Spaçit. Troshani në një rrëfim për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One” tha se shteti shqiptar fillimisht kishte patur kontratë me çekët për bakrin dhe më pas Gjermaninë Lindore. Këta të fundit, sipas tij në krye të vitit sillnin 5 kuintal ar në shtetin shqiptar, ndërsa çekët e kishin mbajtur për vete. Pjesë nga intervista Si ishte jeta juaj e burgut?A kishte tortura të tjera për ushqim, për punë të rëndë? Kardinal Troshani: Vetë fjala dënim i koncepton të gjitha këto. Për 3-4 vjet ishim në Rubik, më pas në Laç, më pas në Elbasan dhe pastaj në minierën e Spaçit. Atje punonim në galeritë e nëntokës dhe prodhonim bakër. Paga ishte 10-12 mijë lëkë në muaj me rrogat e asaj kohe por ne na jepnin vetëm 1-2 mijë lekë të vjetra. Paratë e mbetura nga rroga ime shkonin në Ministrinë e Brendshme. Kur e çonin bakrin kishin një kontratë me çekët. Pasi mbaroi kontrata me çekët u lidh kontrata me Gjermaninë Lindore. Gjermanët në krye të vitit na sillnin 5 kuintal ar. Kur i pyesnin se çfarë ishte ky ar, ata shpjegonin se bakri ynë kishte edhe përmbatje ari dhe sasinë që dilte nga ajo që ua jepnim ne, ata nuk e mbanin sepse kontrata ishte vetëm për bakrin. Por ndryshe nga gjermanët, çekët e mbanin arin dhe nuk na e kthenin. Hirësi, a ju takonte njeri në burg? Kardinal Troshani: Po, familja. Çfarë ju sillnin në burg? Kardinal Troshani: Nuk kishin ç’na sillnin familjet. Por ushqimi ishte i mirë. Sa vite punuat aty? Kardinal Troshani: Aty kam punuar gati 12 vjet. Ishim 600 vetë, të burgosur, hynim dilnim si kokrra e mollës të gjithë. Na ruajti i madhi Zot, është dora e Zotit.

Artikulli paraprakDIXHITALIZOHEN MUZETE SHQIPTARE,BINJAKEZIME NE CASERTA TE ITALISE
Artikulli tjetërDRAFTI PER DROGEN:KONSUMI VETJAK,SHKELJE ADMINISTRATIVE