Ndonëse i vogli Mateo mbylli sytë përgjithmonë, nga dhuna barbare e ushtruar nga komshiu i tij, Klodian Çalamani, por ato që mbeten pas janë kujtimet.

Ato, do të përcillen në forma nga më të ndryshmet, e një ndër to, është dhe portreti i vogëlushit. Sot, në familjen e 8-vjeçarit ka mbërritur një pikturë e madhe.

Piktura me imazhin e Mateos duke buzëqeshur është realizuar nga një djalë nga Shkodra, i cili ka preferuar të mbetet anonim.

Familjarët e Mateos, me gjithë dhimbjen e madhe që janë duke kaluar, kanë mirëpritur dhe falenderojnë nga zemra të riun shkodran për këtë gjest fisnik e tejet domethënës.