hefja e financës në poliklinikën e Ersekës e cila është anëtare e LSI është dhunuar nga shefja e personelit.

Policia thotë se autorja Dorina Tallo 32 vjeç e ka kërcënuar shefen e financës Kristina Stoja me largim nga puna nëse ajo nuk votonte Partisë Socialiste. Policia thotë gjithashty se e ka dhunuar fizikisht duke i shkaktuar shenja në fytyrë dhe i ka thyer syzet optike. Për këtë ngjarje ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë shefja e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Ersekë. Procedimi ndaj 30 vjeçares D. T filloi pas “kallëzimit të bërë më datë 21.06.2017, nga një 55 vjeçare, banuese në Ersekë, me detyrë shefe Finance pranë kësaj Drejtorie, e cila ka deklaruar se 30 vjeçarja në ambjentet e Poliklinikës të qytetit të Ersekës, për motive të dobëta, e ka fyer dhe goditur në fytyrë këtë të fundit” Ajo akuzohet për veprën penale: “Dëmtime të tjera me dashje”.

Artikulli paraprakBASHA: BRENDA 2 VITEVE HAP RRUGËN E ARBRIT, OSE LARGOHEM SI KRYEMINISTËR
Artikulli tjetërZGJEDHJET, MINISTRI DEMIRAJ NË SHKODËR