Vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj zhvilloi një sërë takimesh në qytetin e Shkodrës.

Fillimisht ministri Demiraj ka takuar drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës Gjovalin Lokën me të cilin sipas burimeve ka diskutuar organizimin dhe menaxhimin e strukturave të policisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri në përfundim të numërimit. Takimi me Lokën është mbajtur larg mediave duke mos treguar detajisht se cilat kanë qenë detyrat specifike të lëna nga ministri Demiraj.

Ndërkohë, ministri zhvilloi edhe një tjetër takim me dyer të mbyllura me kryetaren e Bashkisë Shkodër Voltana Ademin. Në përfundim të këtij takimi që zgjati reth 45 minuta ai nuk u prononcua për mediat. Ministi i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka nisur një sërë takimesh me strukturat e policisë dhe drejtuesit e njësive vendore në të gjithë vendin në kuadër të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Prej ditësh, në takimet e zhvilluara, ministri ka përcaktuar detyrat për një proces zgjedhor të paprekshëm dhe me standarde evropiane, si dhe parandalimin e përdorimit të parave me burim kriminal në blerjen e votës. Ministri Demiraj ka kërkuar gjithashtu angazhim maksimal për identifikimin dhe ndalimin e personave që do të tentojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor.

Artikulli paraprak“DO PUSHOHESH NGA PUNA NËSE NUK VOTON PS”, DHUNOHET SHEFJA E FINANCËS
Artikulli tjetërAKSIDENT NË PARRUCË, PËRPLASEN DY AUTOMJETE