Prej një jave banorët e lagjes “Dobrac i Ri” në qytetin e Shkodrës janë pa ujë të pijshëm. Mësohet se kanë mbetur pa ujë 30 familje me rreth 200 banorë të kësaj zone të cilët thonë se janë të detyruar që ta mbushin ujin ku të gjejnë nëpër zona të tjera.

Banorët shprehen se I paguajnë rregullisht faturat e ujit të pijshëm. Ata janë paraqitur ditën e sotme pranë zyrës së ankesave të Ujësjellësit Shkodër dhe kanë marrë përgjigje se kjo situatë do të marrë zgjidhje.

Në këtë lagje prej një jave është krijuar një situatë mjaft e rëndë, për shkak të temperaturave të larta të këtyre ditëve dhe nevojave në rritje për ujë të pijshëm.

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, OSHEE DËMTON QYTETARËT
Artikulli tjetërSHKODËR, PALLATET E VJETRA NEVOJË PËR REHABILITIM