Shkëputja e energjisë elektrike në mënyrë të papritur dhe pa asnjë paralajmërim disa herë brenda një dite po krijon një situatë të vështirë për bizneset aq më tepër në këtë moment kur është edhe piku i ardhjes së turistëve të huaj dhe energjia elektrike është e papranueshme që të shkëputet në këtë lloj mënyre.

E gjithë kjo që po ndodh dhe mungesa e përgjegjshmërisë e OSHEE për ta zgjidhur këtë problem sjell kosto të jashtëzakonshme për bizneset të cilët janë të vetmit që përpiqen të përmirësojnë imazhin qytetit dhe të ofrojnë shërbimin e duhur për turistët. Shkëputja e energjisë elektrike bën që shumë prej pajisjeve të dëmtohen duke dalë kështu jashtë funksionit dhe duke krijuar një kosto të madhe për bizneset.

Pajisje me kosto nga deri të ulëta dhe deri tek ato më të shtrenjtat me çmime tejet të konsiderueshme janë duke u dëmtuar vetëm si shkak i kësaj që po ndodh, ikjes së energjisë elektrike disa herë brenda ditës. Qendra është zemra e Shkodrës si për turistët që vijnë e po ashtu edhe si zonë për shtrirjen e shumë bizneseve të rëndësishme që i japin frymëmarrje qytetit dhe janë një mundësi zhvillimi dhe rritje të ekonomisë.

Pavarësisht këtij kontributi OSHEE në këtë rast nuk e merr parasysh duke patur këtë qasje që në fakt nuk i shërben askujt e madje sjell një kosto të madhe në çdo lloj aspekti. Ajo që duhet të ndodh është marrja e masave nga ana e OSHEE për t’i dhënë fund kësaj historie dhe për të mundësuar furnizim normal me energji elektrike pa shkëputje siç ka ndodhur deri më tani.

 

 

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI TAKIM ME PERFAQESUES TE OSBE/ODIHR
Artikulli tjetërDOBRAÇ I RI, PREJ NJË JAVE PA UJË TË PIJSHËM