Segmenti në zonën Dobraç i Ri në Shkodër të cilën banorët e bëjnë çdo ditë vijon të ketë prej më shumë se 30 vitesh gropa me ujë, baltë e pluhur 12 muajt e vitit.

Kjo është gjendja në të cilën është lënë prej vitesh segemnti në zonën Dobraç i Ri në Shkodër. Kalimi në këtë rrugë bëhet shpesh i pamundur. Gropat e mbushura me ujë të cilat të shoqërojnë përgjatë gjithë gjatësisë së saj këto, ditë dimri janë pengesa kryesore. Ndërkohë kjo ndodh jo vetëm në ditët me shi por edhe disa ditë pasi shiu të ketë pushuar. Banorët tregojnë se janë të detyruar të veshin çizme për të lëvizur, pasi rruga bëhet e pakalueshme.

Banorët thonë se gjatë fushatave elektorale kanë marr pafund premtime për rikonstruksionin e rrugës, por edhe sot pas 30 vitesh ky segment vijon të jetë plotësisht i amortizuar.

Banorët në zonën Dobraç i Ri në Shkodër vuajnë mungesën e një rruge prej vitesh. Segmenti ku ndodhen këta banorë ka dalë jashtë çdo standardi, duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Artikulli paraprak“O BURRA TË SHPËTOJMË REPUBLIKËN”, MINISTRI MANJA: AMNISTI E CUNGUAR. 95 PËRQIND E VEPRAVE TË KODIT PENAL NUK PËRFSHIHEN
Artikulli tjetërBIE NUMRI I LINDJEVE NË LEZHË