Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Lezhë, numri i lindjeve ka pësuar rënie.Sipas të dhënave zyrtare përgjatë vitit 2023 kanë ardhur në jetë 880 foshnje, 111 më pak se viti paraardhes.Diçka e tillë bëhet e ditur nga Mjekia Gjinekologe Luljeta Delishi, e cila rëndit disa prej shkaqeve të kësaj situate, ku kryesorja është tkurrja e popullsisë.

Ndryshe nga vite më parë, çiftet e reja po zgjedhin të sjellin në jetë më pak fëmije, ndërsa lindje të shumta ka patur nga gratë e komunitetit Afgan të vendosura prej kohësh në Shëngjin.

Spitali Obsetrik-Gjinekologjik në Lezhë është ndërtuar vitet e fundit me standarte e kushte bashkohore dhe është në dispozicion të të gjithë qarkut përfshire dhe Kurbinin dhe Mirditen.

Artikulli paraprakDOBRAÇ I RI, RRUGA ME GROPA UJI DHE BALTË PREJ 30 VITESH
Artikulli tjetërVLLAZNIA MPOSHT DINAMON MES VUAJTJESH