Doganat, kontrolle të përbashkëta Shqipëri-Kosovë, një në pranga
Prej disa ditësh, grupe të Antikontrabandës së Administratës Doganore Shqiptare dhe Administratës Doganore të Kosovës po kryejnë patrullime të përbashkëta në të dy anët e kufirit. Deri më tani janë kryer 445 kontrolle të përbashkëta, në akse rrugore si dhe u monitorua e gjithë vija e gjelbër. Në të gjitha kontrollet u përdorën pajisjet e specializuara nën përdorim të grupeve që operojnë në terren te tilla si: vidioscope, pasqyra të veçanta, narcotic test kit donacione të Ambasades Amerikane. Ndërkohë, një person është arrestuar në pikën kalimit kufitar Qaf Morinë në Tropojë, pasi tentoi të kalonte mallra kontrabandë duke iu shmanguar detyrimit doganor. Gjatë kontrollit në mjetin e Erblin Sallakut u gjetën pajisje elektronike të ndryshme, si celularë të markës “Samsung”, “iPad”, bateri dhe aksesorë të ndryshëm për telefona celularë. Sipas informacioneve, ky shtetas kryente kontrabandë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.