Dogjani: Tjetër avion droge në Durrës Policia: Avioni me turistë, s’bëri ulje

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka denoncuar uljen e një tjetër avioni në Durrës. Sipas deputetit të PD, avioni ka qenë i ngarkuar me drogë. Në denoncimin e tij, Dogjani i është referuar disa fotove të postuara në rrjetet sociale ku duket një avion teksa fluturon ulët mbi periferinë e Durrësit. Por në një reagim të policisë së Durrësit, mohohet që avioni të ketë bërë ulje. Sipas policisë, sot pasdite një avion sportiv i një shoqërie shqiptare ka kryer një fluturim në itinerarin Rinas-Gjir i Lalëzit -Rinas. “Avioni ka fluturuar konform rregullores së Aviacionit Civil me lejen e autoriteteve të Rinasit. Avioni nuk është ulur, por ka fluturuar mbi Gjirin e Lalëzit dhe është kthyer në vendin e nisjes, aeroportin “Nënë Tereza”.

Artikulli paraprakNISHANI I JEP BOLDRINIT MEDALJEN “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU”
Artikulli tjetërMOTI PËR SOT, I KTHJELLËT DHE RRITJE E LEHTË TEMPERATURASH