Bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme Rovena Voda, Aurel Voda, është shkarkuar nga detyra. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Doktori Aurel Voda nuk është përmbajtur aspak me fjalorin e tij , teksa duke iu referuar kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi tha “na plasi k***”, ndërsa ditën e djeshme ai ka shpërthyer në sharje ndaj gazetarëve me një fjalor krejtësisht banal.

“Ipatolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike.Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”-shkruan ajo.

Aurell

72487057 455752975039500 6933277397110226944 N

Artikulli paraprakKOMISIONI EUROPIAN VLERËSON SHQIPËRINË: E PARA NË RAJON PËR QEVERISJEN ELEKTRONIKE NË 2019
Artikulli tjetërDENONCIMET PËR PJETRIN, KAJMAKUN E BABANIN/ PD SULMON PROKURORINË: PO MBRON NJERËZIT E RAMËS