“Dollari’, tregu i zi ku pastrohen paratë në Shqipëri

Në Shqipëri paratë pastrohet duke përdorur tregun e zi të të mirave materiale. Është ky konstatimi i Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit ku rendit tregun e cigareve si kryesorin e më pas ndjekur nga ai i bizhuterive, makinave të vjedhura dhe telefonave. Një ditë më parë DASH prezantoi raportin për narko-trafikun dhe pastrimin e parave ku Shqipëria rezultonte si një ndër vendet ku pastrimi i parave kryhej lehtësisht duke përdorur investime në tregjet imobiliare të pronave kryesisht ato në bregdet e qytete kryesore. Ne raport sqarohet se lufta kundër pastrimit të parave ka rezultuar me deficit kjo pasi Shqipëria ka një përhapje masive të tregut të zi. Më pas renditen dhe fushat kryesore të tregut të zi me cigaret, bizhuteritë argjendaritë, mjetet e vjedhura dhe tregu telefonave. Prej më shumë se dy dekada simboli i tregut të zi është ai në kryeqytet njohur si ‘Dollari’ ku mund të këmbesh lirisht para pa asnjë faturë apo detyrim për të treguar burimin e të ardhurave, por kjo nuk mbetet pas dhe në të mirat materiale përfshi këtu dhe shitblerjen e floririt apo telefonave. Ky treg nuk është i vetmi pasi në të gjitha qytetet kryesore mund të gjesh një kopje të ’Dollarit’ të ku këmbehen para apo shiten në rrugë telefona e aksesorë argjendarie. Një tjetër pikë sipas raportit që ka sjellë mungesën e rezultateve në luftën kundër pastrimit të parave është dhe ajo e drejtësisë pasi gjykatat veprojnë sipas mënyrës së tyre në sekuestrimin e pasurive duke mos pasur një vendim unifikues nga Gjykata e Lartë.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 109.5 KG KANABIS, NË PRANGA NJË GREK DHE NJË SHQIPTAR
Artikulli tjetërVRAU BASHKATDHETARIN, ARRESTOHET 32 VJEÇARI SHQIPTAR NË ITALI