Sekuestrohen 109.5 kg kanabis, në pranga një grek dhe një shqiptar

Një shtetas grek dhe një shqiptar janë arrestua në Greqi, në aksin rrugor Janinë-Kozani. Ata akuzohen për transportimin e një sasie të konsiderueshme droge, me qëllim trafikimin në tregun grek. Arrestimi i tyre u krye pas sinjalizimeve që dispononte departamenti i anti-drogës i Janinës. Sipas komunikatës së policisë, i pari u arrestua shtetasi grek, në automjetin e të cilit u gjet një sasi kanabisi me peshë 109,5 kg, e ambalazhuar në 25 paketa. 56-vjeçari e kishte marrë drogën në Kaplaki pranë kufirit, ku e kishin fshehur pasi e kishin sjellë nga Shqipëria. Shtetasi shqiptar, i moshës 39 vjeç, u arrestua pak më vonë. Me automjetin e vet ai printe në distancë të shkurtër nga shtetasi grek, duke patur rolin e pararojës, me qëllim shmangien e kontrolloeve nga policia. Përveç kanabisit, policia sekuestroi një sasi mjaft të vogël heroine, një shumë parash prej 840 eurosh, dy telefona celularë, si dhe dy automjetet.

Artikulli paraprak“PJESËMARRJA E KOMUNITETIT, NË VENDIMMARRJE”
Artikulli tjetër“DOLLARI’, TREGU I ZI KU PASTROHEN PARATË NË SHQIPËRI