Përmes një letre të shkruar me germa të mëdha, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu reagoi pas votimit të KLGJ-së dhe KLP-së në seancën e sotme parlamentare. Në këtë seancë, nuk u arrit numri i nevojshëm i votave për miratimin e listave.

Megjithatë, ndryshimet kushtetuese bënë të mundur që kandidattë të përzgjidhen në mënyrë rastësore dhe automatike. Donald Lu e kritikoi sërish klasën politike për këtë gjë, por u shpreh gjithsesi i kënaqur se reforma në drejtësi ka bërë një hap përpara. Reagimi i LU-së. “Politikanët, në të majtë dhe në të djathtë, kanë frikë nga reforma në drejtësi. Mos u përqëndroni në lajmin e keq se politikanët dështuan sërish të bashkëpunojnë në përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së dhe të KLP-së. Përqëndrohuni në lajmin e mirë se Kushtetuta e kishte parashikuar këtë gjë dhe sot i përzgjodhi anëtarët mnë mënyrë rastësore.

Unë kam më shumë beism në një zgjedhje të rastit sesa në përzgjedhjen nga politikanët. Reforma në drejtësi ka hedhur një hap përpara”.

Artikulli paraprakMIRATOHET ME SHUMICE TE THJESHTE LISTA FINALE PËR KLP DHE KLGJ
Artikulli tjetër“ZONJUSHE MARGERITA” NË SHKODËR