Kuvendi ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës anëtarët për KLP dhe KLGJ, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike nuk ka votuar. Në këtë mënyrë Kuvendi ka miratuar listën finale për KLP dhe KLGJ, në votimin e tretë, ndërsa sipas Kushtetutës miratimi bëhej me votim të thjeshtë.

Për anëtarët e KLGJ-së kanë votuar pro 72 deputetë, 1 kundër dhe 1 abstenim. Ndërsa për KLP-në, pro kanë votuar 71 deputetë, 2 kundër dhe 1 abstenim. Në këtë mënyrë duket se edhe vetë deputetët socialistë nuk kanë votuar në unison kundrejt listës së paraqitur, pasi PS ka 74 mandate në Kuvend. Anëtarët për KLP dhe KLGJ u përzgjodhën përmes goglave, pasi asnjë prej tyre nuk arriti të merrte mbështetjen e 4 anëtarëve të komisionit ad-hoc. Kur asnjë prej kandidatëve nuk arriti të merrte katër vota nga anëtarët e nënkomisionit Ad-Hoc, goglat përzgjodhën edhe listat e kandidatëve, që u janë përcjellë Kuvendit dhe u miratuan këtë të enjte në seancë.

Ky ishte votimi i tretë, që Parlamenti bëri për anëtarët e KLP-së dhe KLGJ-së, pasi dy raundet e para dështuan sepse ishin të nevojshme 94 vota. Lista finale për KLGJ e KLP Këshilli i Lartë Gjyqësor (Avokatët) Fatmira Luli Alban Toro (Pedagogët) Maksim Qoku Erion Muharremaj (Shoq. Civile) Naurela Llagami Këshilli i Lartë i Prokurorisë (Avokatët) Tartar Bazaj Nurihan Seiti(Metaj) (Pedagogët) Gent Ibrahimi Sandër Beci (Shoq. Civile) Alfred Balla

Artikulli paraprakKUVENDI RRËZON ME VOTAT E PS-PDIU, REZOLUTËN E PD-SË PËR “JERUSALEMIN”
Artikulli tjetërDONALD LU: POLITIKA FRIKË NGA REFORMA, POR KA NJË LAJM TË MIRË